Ballina Kronika Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, përfundon në pranga autori në Berat

Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, përfundon në pranga autori në Berat

60
0

Një plagosje me thikë është regjistruar në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i lënduar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Berat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Falë reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, gjatë një konflikti të çastit.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.