Ballina Politika Rama ‘puthet’ me Vuçiçin/ Marta Kos injoron Shqipërinë: Mali i Zi mbylli...

Rama ‘puthet’ me Vuçiçin/ Marta Kos injoron Shqipërinë: Mali i Zi mbylli edhe kapitullin e 14-të

70
0

Ndërkohë që Edi Rama vazhdon flirtin e tij me Aleksandër Vuçiç, duke bllokuar integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian, vendet e tjera po na parakalojnë fuqishëm.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos bëri të ditur se Mali i Zi i ka mbyllur 14 kapituj të negociatave, duke shkuar kështu drejt një anëtarësimi të sigurt në BE.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së.

Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” shkruan Kos.

Një ditë më parë, Kos njoftoi se edhe Moldavia ka përparuar shuam drejt integrimit.

Ndërkohë për Shqipërinë, ajo nuk ka bërë asnjë njoftim.

Kujtojmë se negociatat janë bllokuar për shkak se Edi Rama vendosi të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun.

Ndërkohë, BE nuk ka miratuar raportin IBAR për Shqipërinë, që sinjalizon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve.