Forcat e armatosura të Irani kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime vendimtare në përgjigje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se objektet në fushën e gazit në jug të vendit, kanë qenë në shënjestër.
“Armiku ka sulmuar një pjesë të infrastrukturës së karburantit dhe energjisë së Iranit në jug”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Në reagimin zyrtar theksohet se çdo sulm ndaj sektorëve strategjikë do të pasohet me kundërpërgjigje të fortë.
“Siç është paralajmëruar më parë, nëse infrastruktura e karburantit, energjisë, gazit dhe ekonomisë së vendit tonë sulmohet nga armiku amerikan, përveç një kundërsulmi të fuqishëm, ne do të godasim rëndë edhe burimin e këtij agresioni”, thuhej në reagim.
Deklarata shton se Irani e konsideron “legjitim” shënjestrimin e infrastrukturës energjetike të vendeve që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmeve, duke paralajmëruar hakmarrje të shpejtë.







