Ballina Politika Tension politik në Berlin/ Peleshi përjashton deputetët e PD-së jo vetëm nga...

Tension politik në Berlin/ Peleshi përjashton deputetët e PD-së jo vetëm nga seancat po edhe nga delegacionet

76
0

Kryetari i Kuvendit Niko Pelshi do të fluturojë drejt Berlinit për një vizitë zyrtare. Në delegacionin e Parlamentit, Peleshi ka marrë me vete tre socialistë: Taulant Ballën, Erion Malajn, Iris Luarasin, Edmond Haxhinaston nga Partia e Lirisë dhe Redi Muçin nga Lëvizja Bashkë. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike, jo vetëm që i përjashton nga seancat plenare, por edhe nga delegacionet.

Demokratët të pyetur kanë deklaruar se nuk janë thirrur nga Kryetari i Kuvendit dhe këtë Peleshi e ka justifikuar, duke thënë se ka marrë me vete dy deputetë të opozitës. Sipas Peleshit, kjo është e arsyeshme, pasi ka deputetë të ndryshëm nga të gjitha krahët e politikës në delegacionet e vizitave zyrtare.

Konkretisht, Delegacioni i Parlamentit gjatë ditës së enjte do të ketë takime me Presidenten e Bundestagut, me grupin e miqësisë Shqipëri–Gjermani, si dhe me kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane.