Ballina Kronika U kap në flagrancë me kokainë dhe kanabis, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë

U kap në flagrancë me kokainë dhe kanabis, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë

82
0

Një person ka rënë në pranga pasi është kapur me në flagrancë me 55 gramë kokainë dhe 562 gramë kanabis.

36-vjeçari me iniciale O. H., prej 1 muaji ndiqej nga policia. Efektivët i sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash.

“DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”.

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.