Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Kuvendit, Niko Peleshi se e ka përjashtuar nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë për takime në Bundestagun gjerman.
Lidhur me ankesën e PD, Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar, ku sqaron se “kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kërkesës se tyre një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse”.
“Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga opozita, ashtu siç ka ndodhur në çdo delegacion zyrtar.
Sa i përket përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kerkeses se tyre një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse”-thuhet në sqarimin e Kuvendit.
Sipas PD, më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu.
Demokratët pretendojnë se Niko Peleshi, ka vendosur më pas të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional.







