Banorët e Rrjollit vijojnë protestën e tyre prej thuajse dy muajsh kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt. Edhe ditën e sotme ata i janë drejtuar kantierit të ndërtimit ku janë përplasur me policinë.
Banorët kanë synuar të avancojnë drejte kantierit, por policia nuk i ka lejuar. Banorët shprehen se toka është e tyre dhe se nuk do lejojnë t’ua marrin atë.
“Është toka jonë, s’lejojmë të na e marrin. Malësorët e mbrojnë tokën me gjak”, shprehen ata.
Ata i bëjnë thirrje Fatmir Shpellzaj që të paraqesë dokumentat nëse ai i ka.
Nga ana tjetër disa nga banorët janë shoqëruar në polici. Sipas banorëve ata janë ofenduar nga uniformat blu.







