Ballina Aktualitet Banorët kundër projektit ‘Spitallë-Port’, Koja: Shpronësimet janë bërë gabim, kërkojmë ndalim dhe...

Banorët kundër projektit ‘Spitallë-Port’, Koja: Shpronësimet janë bërë gabim, kërkojmë ndalim dhe rishikim të plotë

93
0

Projekti i shumëdebatuar “Spitallë-Port” në Durrës, i cili parashikon shpronësimin dhe prishjen e dhjetëra banesave dhe bizneseve, duket se ka hyrë në një fazë bllokimi të heshtur.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, Entela Koja, urbaniste, banore që preket nga projekti tha se punimet dhe veprimet në terren janë ndalur, duke e vendosur projektin në një gjendje “standby” de facto, edhe pse jo zyrtarisht.

Ky ngërç vjen pas një takimi që banorët patën me kryeministrin. Megjithatë, sipas banores, që prej atij takimi, nuk ka pasur asnjë veprim konkret apo komunikim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, duke e lënë situatën pezull dhe të paqartë.

Pavarësisht këtij ndalimi të përkohshëm të punimeve, banorët mbeten skeptikë.

Koja tha se shqetësimi i tyre kryesor është fakti se vendimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për prishjen e objekteve nuk janë anuluar apo pezulluar zyrtarisht.

“Kërkesa jonë e parë dhe imediate ka qenë pikërisht pezullimi i vendimeve të IMT-së”, -tha në studio banorja.

Në vend të dorëzimit, rezistenca qytetare duket se është forcuar.

Sipas Kojës, gjithnjë e më shumë banorë po i bashkohen kauzës, duke thyer frikën fillestare dhe mosbesimin.

Lufta e tyre po zhvillohet në disa fronte: përmes proceseve gjyqësore, protestave publike dhe angazhimit me institucione vendase e ndërkombëtare.

Deklarata e plotë:

“Ne s’po arrijmë dot të prekim ose të përballemi me materialin dhe fluksin e punëve që kemi përpara.

 Pra jemi gjithmonë gati për për të bërë diçka të re dhe kemi dëshirën për të ndarë me ju edhe shumë elementë të reja, të cilat i shtohen luftës sonë për për të drejtën e banorëve.

 E rëndësishmja, lajmi kryesor, më i rëndësishëm i joni është që në një farë mënyre, jo de jure, por de facto, ky proces momentalisht është pezulluar.

Më saktë, , nuk është pezulluar tamam. Për momentin nuk po operohet, jo sepse sepse ka dëshirë, po themi, nga nga organet shtetërore, por sepse mbas bisedës që patëm me takimin që patëm me kryeministrin, u la në një farë mënyre detyrë, po themi, ministrisë edhe bashkisë së Durrësit që të rishikonte dhe të shikonte materialet dhe, por mbas kësaj nuk kemi, konkretisht nuk kemi asnjë veprim prej tyre, por në një farë mënyre vihet re një tendencë q𡞱 domethënë, për momentin mos të operohet.

Gjithsesi ne ë kësaj ne nuk i besojmë për faktin e thjeshtë sepse ëh, vendimet e IMT-së nuk janë pezulluar.

Domethënë kërkesa jonë e parë dhe imediate ka qenë pikërisht ëh, pezull, si me thënë, pezullimi i vendimeve të IMT-së, sepse pa këtë nuk mund të operohet me asnjë lloj bashkëbisedimi midis palëve.

Bashkëbisedimi midis palëve ka qenë individual me bashkinë ose me ministrinë jo, duket se kanë ardhur në terren ekspertë dhe ekspertiza që gati-gati nuk përkojnë me faktin e rilëvimit apo azhornimit të objekteve të cilat janë për prishje.

Gati-gati janë përshtypjen , sikur njerëzit po themi, nuk po merren direkt parasysh, por gjithsesi,  ideja është që në një farë mënyre ‘de facto’ për momentin ka një një standby.

 Kjo është për t’u thënë sipas faktit, jo sipas dokumentave apo dëshirës apo po përpiqem ta artikuloj qartë dhe po e zgjas.

Fakti që në në grupin tonë, ose më mirë, interes për t’u bashkuar jo thjesht kauzës, por, si me thënë, për të thyer frikën ose për të thyer mosbesimin që njerëzit patën që në fillim kur u dolën shpronësimet, është tashmë më i lartë.

 Fakti që janë bashkuar dhe bashkojnë dokumentacionet dhe lëvizjet e përbashkëta qytetare edhe shumë banorë të tjerë, tregon që njerëzit e parë kanë thyer frikën, e dyta kanë filluar të besojnë që po, ky projekt mund të ndalohet, sepse që në fillim na është thënë që fakti që jeni shpronësuar për interes publik nuk ka më kthim mbrapa.

Por ndër fakt, historia e proceseve tona gjyqësore, të cilat edhe pse po kalojnë tashmë, si me thënë, po zgjasin shumë, protestave tona që tashmë janë bërë shumë të dukshme, por mbi të gjitha dhe hapave tona, institucionale apo ndërkombëtarë, kërkesës në Këshillin Bashkiak për hapjen e një komisioni hetimor dhe të gjitha korrespondencave që kemi pasur në rang ndërkombëtar, kanë ngritur në një farë mënyre,  jo vetëm problemin tonë aty ku nuk është pritur më parë, por madje kanë filluar të reagojnë edhe për të na kërkuar, ose për të na dhënë mundësinë që pikërisht të pezullojmë edhe ta ndalojmë këtë projekt.

Sepse qëllimi ynë kryesor është ndalim-rishikim i projektit dhe pse jo, edhe mosbërje e një pjese të tyre të madhe, për faktin e thjeshtë që janë bërë në mënyrë të gabuar ose janë listuar në mënyrë të gabuar për prishje apo për prishje të pjesshme”.