Ballina Politika Enea Karakaçi dhe përpjekja e tij për t’u hedhur hi syve besimtarëve...

Enea Karakaçi dhe përpjekja e tij për t’u hedhur hi syve besimtarëve me Xhaminë e Shijakut

88
0

Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të debutojë jo me projekte rrugore, por me një “zbulesë” teologjiko-financiare.

Në një përpjekje për t’u dukur pranë besimtarëve në prag të Bajramit, Ministri bëri deklaratën e komplikuar siç duket në këtë foto, ku në vend që t’u fliste besimtarëve myslimanë për një “dhuratë” në ditën e Bajramit, ju foli për “të premten e fundit të muajit të Ramazanit”.

Më tej, deklarata merr nota komike kur flitet për “marrëveshjen e Rindërtimit”. Ministri e prezanton si një nismë qeveritare, por në fjalinë pasardhëse pranon se fondet vijnë nga donacionet e besimtarëve.
Pyetja që lind natyrshëm: Nëse xhaminë po e paguajnë besimtarët nga xhepi i tyre, çfarë po “prezanton” ekzaktësisht qeveria?

E vërteta e fshehur pas kësaj kakofonie është sa banale, aq edhe tipike: Qeveria nuk po jep asnjë qindarkë. “Marrëveshja” e bujshme është thjesht një procedurë teknike për heqjen e TVSH-së për materialet e ndërtimit. Pra, shteti thjesht ka vendosur të mos marrë pjesën e vet nga paratë që besimtarët kanë mbledhur me mund.
Të shesësh heqjen e taksave (që është detyrim ligjor në raste të tilla) si një “akt simbolik rindërtimi” në prag feste, është maja e cinizmit politik.

Shijaku do ta ketë xhaminë e tij, por falë besimtarëve, jo falë “mrekullive” me TVSH-në e ministrisë./vna