Ballina Kuriozitete IA po shuan diversitetin e mendimit

IA po shuan diversitetin e mendimit

54
0

IA po deformon mënyrën e të menduarit dhe gjuhësinë. Ndikimi i instrumentit mbi komunikimin njerëzor, në opinionet është më i madh sesa mendohet, dhe rreziku është tek fikja e trurit, dhe të shkojmë të gjithë drejt një shterpësie kulturore globale.

Sipas një grupi psikologësh dhe informaticienësh, po unifromohet mënyra e të shkruarit, dhe ajo e të menduarit. Rreziqet janë reduktim i mençurisë kolektive të njerëzimit dhe e aftësisë për t’u përshtatur. Diversiteti i mendimit, që është motori i krijueshmërisë dhe inteligjencës po shuhet teksa rritet gjithnjë e më shumë numri i personave që përdorin IA për të përmirësuar mënyrën e të shkruarit, por dhe aftësive që nuk disponohen, e që lënë këdo në vend, duke robotizuar humanët.

Studiuesit e MIT pas disa analizave të hollësishme konfirmuan efektet e ChatGPT. Aktiviteti i trurit për ata që e përdorin është më pak intensiv, veçanërisht në zonat përgjegjëse për memorien dhe krijueshmërinë, e njëkohësisht truri ishte më skematik, stili më homogjen, i mërzitshëm dhe plotësisht ndryshe nga ana stilistike nga ata që nuk e përdorin këtë instrument.