Ballina Lifestyle Madonna rikthehet në aktrim pas 24 vitesh, bëhet pjesë e serialit “The...

Madonna rikthehet në aktrim pas 24 vitesh, bëhet pjesë e serialit “The Studio”

56
0

Ikona e muzikës pop, Madonna, është gati të rikthehet në botën e aktrimit pas më shumë se dy dekadash mungesë. Artistja i është bashkuar kastit të serialit “The Studio”, një projekt i ri i krijuar nga Seth Rogen, i cili mban edhe rolin kryesor.

Vetë Madonna ka konfirmuar lajmin në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet në një gondolë në Venecia teksa lexon një skenar. “Puna italiane”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet për angazhimin e saj në këtë produksion.

Seriali “The Studio” rrëfen historinë e Matt Remick, një drejtues që ngjitet në krye të një studioje të madhe filmike dhe përballet me sfidat e industrisë së kinemasë.

Projekti ka pasur një pritje shumë të mirë nga publiku dhe kritika, madje është vlerësuar edhe në Emmy Awards. Aktualisht, xhirimet për sezonin e dytë po zhvillohen në Evropë.

Ky projekt shënon rikthimin e parë të Madonnës në ekran që nga filmi “Swept Away” i vitit 2002, i drejtuar nga Guy Ritchie. Ende nuk është bërë e ditur nëse ajo do të interpretojë veten apo një rol të ri, një praktikë që në këtë serial e kanë ndjekur edhe emra të njohur si Martin Scorsese, Charlize Theron dhe Zoe Kravitz.