Ballina Lifestyle Mahnit fansat me format e saj gjatë pushimeve, tenistja ndan mendjen për...

Mahnit fansat me format e saj gjatë pushimeve, tenistja ndan mendjen për të ardhmen: Nuk do të rikthehem…

66
0

Karolin Vozniacki ka mahnitur fansat me format e saj fizike gjatë pushimeve në Karaibe, por njëkohësisht ka shuar çdo shpresë për një rikthim në tenis.

Ish-numri një i botës u shfaq me bikini në një kroçerë luksoze dhe u ndal në SaintBarthelemy, ku po shijon disa ditë relaksi.

Tenistja daneze 35- vjeçare, e cila nuk është parë në qarkun e “WTA”-s që nga “US Open 2024”, po kalon pushime ekskluzive me bashkëshortin e saj, ish-yllin e NBA-së David Li, dhe tre fëmijët e tyre.

Megjithatë, gjatë një interviste në podkastin “Nothing Major”, ish-mbretëresha e renditjes botërore ka qenë shumë e qartë për të ardhmen e saj sportive. Duke folur për mundësinë e rikthimit në tenis profesionist, Vozniacki i ka zhgënjyer fansat me një përgjigje të prerë: “Mendoj se përgjigjja është jo”.

Deklarata e saj duket se mbyll përfundimisht spekulimet për një rikthim tjetër në fushë, ndërsa danezja po shijon jetën familjare dhe pushimet larg presionit të turneve të mëdha.