Ballina Europë Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Umberto Bossi, figurë kyçe në politikën italiane

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Umberto Bossi, figurë kyçe në politikën italiane

71
0

Umberto Bossi, themeluesi i Ligës Veriore dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës italiane të Republikës së Dytë, ka ndërruar jetë në Spitalin Circolo në Varese. Lajmi ka tronditur mbështetësit e tij dhe popullin e Ligës, që e njihnin si “senatori”.

Umberto Boss u bë një figurë kyçe në politikën italiane, duke e çuar Ligën në rezultate të rëndësishme zgjedhore dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së parë të Silvio Berluskonit. Ai ishte i njohur për retorikën e tij të fortë federaliste dhe për sloganin “Roma ladrona” (“Roma hajdute”), që e shndërroi Ligën në një forcë të madhe politike në Veri. Megjithatë, karriera e tij u shoqërua edhe me hetime dhe dënime për financime të paligjshme.

Ai mbetet një figurë kyçe që la gjurmë në politikën italiane duke e bërë Ligën Veriore një aktor të rëndësishëm në qendrën e djathtë. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke për politikën italiane dhe për mbështetësit e tij që e shihnin si simbol të kauzës së Padanisë.

Kauza e Padanisë lidhej me idenë se rajoni i veriut ishte më i zhvilluar ekonomikisht dhe duhej të kishte më shumë autonomi nga Roma ose madje të shkëputej si shtet më vete.