Ballina Aktualitet Panelet diellore/ Banorët e Bulqizës kundër vendimit: Po të na marrin bagëtitë,...

Panelet diellore/ Banorët e Bulqizës kundër vendimit: Po të na marrin bagëtitë, njësoj si të na marrin bukën e gojës

68
0

Dëgjesa publike e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës u shoqërua me tensione në Ostren. Banorët kundërshtojnë dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave përmes ankandit.

Sipas tyre, procesi nuk lidhet me zhvillimin e bujqësisë ashtu siç pretendohet nga bashkia por me ndërtimin e paneleve fotovoltaike.

Tokat që janë në pronësi të bashkisë përdoren si kullota të përbashkëta nga banorët prej viteve ’90. Për shumë prej tyre, dëgjesat publike po përdoren thjesht si formalitet për të legjitimuar lejet për panele.

“Jemi në 2026 dhe ne akoma punojnë me gomere, ndërsa bashkia vjen këtu për panele. Ne kullotat e livadhet i përdorim për bagëtitë. Nuk i lëshojmë”, shprehen të revoltuar banorët.

Parqet fotovoltaike godasin drejtpërdrejt jetesën e banorëve që mbështeten kryesisht te bujqësia dhe blegtoria.

“Po në na marrin livadhet eshtë njësoj si të na marrin bukën e gojës. Ne stallat për blegtoritë i bëjmë vete, s’ka nevoje për investitorë. Këta gënjejnë se nuk i duan tokat për bujqësinë por për të bërë panele. Ne do t’i mbrojmë tokat me pushkë”, thanë ata.

E njëjta situata ishte dy ditë më parë në fshatin Gjoricë, ku asnjë banor nuk firmosi pro dhënien në përdorim të tokave pyjore dhe kullosore.

Këto nuk janë raste të izoluara. Nje muaj me pare, Bashkia e Bulqizës shpalli fituesin e ankandit për dhënien në përdorim të 21 hektarëve në fshatin Lubalesh.