Ballina Politika PD i mbyll derën kandidimit të Ervin Salianjit: “Nuk është më anëtar...

PD i mbyll derën kandidimit të Ervin Salianjit: “Nuk është më anëtar i partisë”

62
0

Partia Demokratike i ka mbyllur përfundimisht derën kandidimit të Ervin Salianjit. Bëhet e ditur se Salianji nuk mund të kandidojë, pasi nuk është më anëtar i PD.

Vetëm një ditë më parë, Salianji nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës, por me rifreskimin e listave të anëtarësisë ai rezulton tashmë jashtë Partisë Demokratike.

Në udhëzimin e publikuar theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të PD-së ata që “kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme në mbështetje të kundërshtarëve tanë politikë”.

Po ashtu, sipas dokumentit, nuk do të konsiderohen pjesë e partisë edhe ata që “me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, apo kanë bashkuar votat dhe qëndrimet me kundërshtarët politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivel vendor apo qendror”.