Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka folur për gazetarët pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Demo njoftoi se në mledhjen e sotme janë miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve.
“Sot kemi miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve, të cilat tashmë janë gati të vazhdojnë me procedurat për kërkesat që banorët kanë për përfitimin që vjen nga Paketa e Maleve. Janë duke u ezaruruar afatet 45 ditore dhe më pas do të kemi miratimin e bashkive për aplikimet e suksesshme. Më tej do të vazhdojmë edhe me zonat prioritare për bashkitë që kanë ngelur”, u shpreh Demo.
Ministri foli më tej edhe lidhur me Reformën Territoriale ku u shpreh se mazhoranca është e hapur për një reformë që përfshin të gjitha palët.
“Besoj që Komisioni i Posaçëm, do të fillojë edhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision mes tyre dhe unë. Do të trajtoj atë që ka ndodhur me reformën. Besoj që ajo çfarë është e rëndësishme është nevoja për të trajtuar atë çfarë ka ndodhur vitet e fundit dhe të kemi bashki më të forta nesër. Nga momenti që është ngritur i takon komisionit të vendosë punën e vet. Kjo ështeë reformeë parlamentare por kërkon edhe nga ekzekutivi. Jam besimplotë se puna e komisionit do të ecë përpara. Mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformën. Jemi të hapur që të jetë një reformë që përfshin të gjitha palët”, u shpreh ministri.







