Nga Kalosh Çeliku
Rrugës, duke u këthyer nga djali im Deni, mes lagjes të “Çairit” në Shkup, larg shtëpive me leje e pa leje dhe pallate biznesi të partive politike në Shkupin Historik Shqiptar plotë parti politike të ngarkuara thasë përmbi thasë në Ditën e Sotme. Bërllok politik, që mezi ma gjeti një “çekan” raki rrushi “hallall” në komunën e “Çairit musliman”, këmbekrye të Shkupit i fshehur qorrsokaqeve të “vërrazërim- bashkimit”, ende jugosllav”?! Shkaku, se: “Hallalli” dhe “Harami” mes bërllokut na kishin mbuluar me vite në “demokraci” me “Haram”, dhe “Hallall”. Edhe, unë: nuk kisha të gjej një gotë raki rrushi “Hallall” si në kohën komuniste. Na kishte mbytur “Harami”. Dhe, “Hallalli” në këtë Anë Shqiptare.
Mezi, e gjeta një çekan me raki rrushi në një barakë maqedonase ish jugosllave të kësaj Komune shqiptare, e rrethuar me pallate biznesi dhe ndërtime pa leje, në të cilën unë edhe si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, kisha jetuar me vite. Lagje me parqe gjelbërimi dhe pemë. Sot, i mbytur me bërllok, ferra dhe i rrethuar me tela gjëmborë, duke i prerë edhe pemët e parqeve të gjelbërimit.
Vite, kur asaj kohe si politikë komuniste, nuk e desha Partinë Politike Komuniste Jugosllave. Përcudi, Sot, e dua Partinë Komuniste ish Jugosllave, që shkëlqente nga pastërtia: Edhe, pse bënim luftë për hepjen e shkollave në Gjuhën Shqipe. Sot, kemi shkolla dhe disa Universitete në gjuhën shqipe, por nukemi nxënës dhe studentë. Vetëshërbime luksoze e taverna me pak raki rrushi dhe diskoklubet e Natës me grupet më të njohura jugosllave dhe botërore përtej kufirit maqedonaso-shqiptar të “Urës Gurit” me kufirin e Lumit Vardar, që Shkupin e ndante: “Ana maqedonase”, dhe “Ana Shqiptare”. Dihet, “Ana Maqedonase” ishte më e zhvilluar” me ndërtime, dhe “Ana Shqiptare” e lënë pasdore me Partitë Politike Shqipate në Qeverinë e “Vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav.
Grupet muzikore ish jugosllave rokenroll: “Indeksi”, “Pro Arte”, “Korni Grupa”, “Yu Grupa”, “Leb i Soll”… Dhe, ato botërore: “The Beatles”, “Rolling Stones”, “Led Zeppelinn”, Gredence, Bee Gees, Santana… Deri në agim. Mes cucave maqedonase, shqiptare, turke, boshnjake, rome dhe françeze.
ërtetë, ai ishte “vëllazërim-bashkim” komunist jugosllav. Sesa, ky i sotshmi “demokratik” me brekët e grisura arnë përmbi arnë nëpër këmbë Neokomunist. Dhe, Sot: p0 jetoj dhe përfundoj si shkrimtar shqiptar mes bërllokut i rrethuar me ferra dhe tela gjëmbor.
Netët e Dimrit Madh, i kisha kaluar mes dëllinjave te “Parku i Grave” deri në mëngjes, që Sot: ato dëllinja, janë rritur pisha para Kuvendit të Maqedonisë Veriut. Edhe, më strehojnë sot me Diell të rrejshëm para “Parkut të Grave” me Gra besnike dhe poezi erotike. Fatkeqësisht, nën nivelin e sistemit Komunist. Që, Dje: nuk e kam dashur. Nuk e dua, as dhe Sot: si sistem Nekomunist! Ende, këmbekrye jugosllav. Prandaj, nuk e dua as sistemin e Sotëm “demokratik” të “vëllazërim-bashkimi” ish jugosllav! “Park i Grave”, edhe ku e dogja me një poezi erotike tek libri im me poezi “KORONAVIRUSI” (2020): “Koronavirusin” e dogja me një poezi te “Parku i Grave” para këmbëve të Pjetër Bogdanit.
Që: nuk e kam dashur Dje, asaj kohe si sistem komunist. As, Sot: si Neokomunist, nuk do ta dua as Nesër! Edhe, me partitë politike krah për krahu shqiptare dhe maqedonase me ato “demokratike” me Kryqa maleve, dhe “Din e Iman” fushave me gjysmëhënën në minare të xhamive shqiptare. Ende, pa flamurin kuqezi shqiptar me shqiponjën dykrenare në minaret e xhamive shqiptare në mes të Shkupit Shqiptar, në Ballkan! Shqiponjë, pa dykrenare dhe, në Perandorinë pushtuese Osmane. As. në “Serbinë e Madhe” okupuese.
Edhe, më vonë nga kthimi im nga Prishtina, në Shkup si qeraxhi, pa nënshtetësi, pa punë dhe banesë timen, e bleva banesën me pasurinë e Babait. Shkaku, se: pa nënshtësi maqedonase, nuk mund të isha banor i Shkupit, as me vend pune. Ventëvendosa familjen time në Shkup, jo të Babait. Çlirimin e Shkupit nga Emin Xhambazi (Çeliku) si krahu djathtë i Dervish Carës në kryengritjen e vitit 1983’ ‘84 për çlirimin e Shkupit, dhe qyteteve tjerë shqiptarë: Prilepit, Manastirit, Krushevës… Që, u shpartalluan nga ushtria turke në Katllanovë, afërsi të Shkupit. Nga, edhe u shpërndanë në dy grupe kryengritës: Njëri grup vazhdoi luftën në Kosovë Grykën e Kaçanikut, ku këngëtari popullor e përshkroi me këngë:
Kaçanikut, i raftë pika
Nantë sahat u ther me thika…
Dhe, ajo e Luftës Dibrës:
Hjarjedin Pasha ku ma ke lanë atin
Në fushë të Dibrës e kam lanë të ngratin.
Jo, ma pak se dumbedhjetë mijë mi kanë gri…
Aqmëpak, nuk e shfrytëzova pasurinë e shtetit të “përbashkët”, por pasurinë e Babait. Edhe, pas Lufte të Kosovës 1988 – ’99 dhe 2001 -it, në Shkupin Historik Shqiptar të ndarë me lumin Natyror Vardar në dy anë edhe sotekësajdite: “Anës Maqedonase” dhe “Anës Shqiptare”, nuk gjeta asgjë të re si Shtet i “përbashkët” ish jugosllav për Ditën e Nesërme. Përveç, “demokracisë” të skulpturave të Aleksandrit Madh, Olimbisë me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Filipit të Maqedonisë me grushtin lartë te koka, si Xhaxhi Enver, rrëzë Kalasë të Dardanisë. Dhe, Skënderbeut në varrezat e automobilave me shpatën në brez për paqe. Herë nga perëndimi, e herë nga Lindja.
Kohë, kur në “demokraci”: shqiptarët bënin luftë partiake populiste, se: Skënderbeu, a është maqedonas, apo shqiptar?! Dhe, nuk pajtoheshin si parti politike asaj kohe me palën maqedonase të ndërtohet në sheshin “Makedonija”, në Shkup përmendorja e Skënderbeut. E kam publikuar asaj kohe edhe një shkrim publicistik – letrar në mjetet e informacionit. O, burra shqiptarë: thuani, se: Skënderbeu është edhe i juaji maqedonasëve. Edhe, ta vendosim përmendoren e Skenderbeut në sheshin “Makadoniaja”, në Shkup. Jo, Partia Politike Shqiptare në pushtet: Skënderbeu, është i shqiptarëve. Por, jo edhe i maqedonasve! Dhe, duhet të vendoset në sheshin e “Bit-Pazrit” mes bërlloku, në varrezat e automobilave.
Partitë politike “maqedonase” dhe shqiptare u rrokën mes vete si Dy dhitë kryeneqe mbi Urë te Abetarja. Dhe, të dyja përfunduan këmbekrye në Lumin e Vardarit. Lum Natyror, ende në duart e partive politike për pushtet të ”vdellazerimi-bashkimit”. Dhe, në vend të përmendores të Skënderbeut në sheshin “Makedonija”, lindi Alaksandri Madh i Maqedonisë. Përsëri, edhe ai shqiptar: Olimbia me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Filipi i Maqedonisë me grushtin lartë te koka, si Xhaxhi Enver përballë para Kishës të “Shën Gjergjit” në mes të Shkupit Historik. Përmendorja e Skënderbeut, e cila përfundoi mes varrezave të automobilave, në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik, mezi Sot merr frymë.
Përçudi, nga ana tjetër e komunikcionit para semaforëve më fishkëllon me buri një shofer nga makina. E kthej Kokën, dikushi me ngjyrë, matanë më folë në gjuhën maqedonase:
Zotëri, a mund të biesdoj me juve? E kam një dhurtë për ty. Vetmevete, them: me siguri ndonjë plumbë. I përgjigjem: nuk ka problem. Vetëmse, unë si kalimtar rasti, nuk mund të bisedoj me ju si ipannjohur. Shkaku, se: e pengoj komunikacionin e ngarkuar në lëvizje para semaforëve.
Jo, u përgjigjë, bashkëudhtari i shoferit. Unë, mund të dalë matanë rrugës. Edhe, doli në trotuarin e para postës të “Çairit”.
Hë, them: çka e keni hallin, i pergjigjem në gjuhën maqedonase.
Ne, jemi nga Malezia. Sot, shkojmë për në aeroport. E kemi një dhuratë për ty. Si e keni emrin e mbimerin, ta nënshkruajmë dhuratën? Vetmevete, thashë: prite, tashti dhuratën. Vetë, e ke fajin. Ia jap emrin dhe mbiemrin.
Unë, jam doktor më thotë bashkëudhëtari i shoferit. Aty për aty, nuk e pyeta se çfarë doktori, është mjeksie, i shkencave, apo letërsie. Kur, ne i kemi me thasë në Maqedoninë e Veriut. Diplomat, dhe titujtë shkencorë, që i kanë blerë në “Qafë – Thanë”, dhe në Kufirin me Republikën e Kosovës.
Ndërhynë shoferi në gjuhën angleze. Jo, i përgjigjem, nuk e flas gjuhën angleze. Pakashumë, e flas gjuhën françeze. Edhe, i ndërrojmë disa fjali me të gjuhën frënge.
Ndërkohë, ndërhynë bashkëudhtari i shoferit në gjuhën maqedonase: Unë, jam doktor. E, ju çka jeni me profesion?
Unë, jam shkrimtar, i përgjgjem. Dhe, nuk pranoj dhurata nga kalimtarët e panjohur të rastit, edhe atë në rrugë para semaforëve me kamera në “Qytetin e sigurtë”. Kur, dënohen shoferët dhe konfiksohen makinat e pronarëve.
E, ku banoni, ju zotëri?
Nuk jetoj larg, këtu mes shqiptarëve. Afër, diku këtu mes pallateve në Shtëpinë e Babait.
A, ka nevojë të të përcjellim deri te pallati?
Jo. Vetë do të shkoj në Shtëpi. Faleminderit.
Edhe, pasi ma mori emrin dhe mbiemrin e nxorri “dhuratën”, një reklamë në kolor të shtypur me tenxhere. E dyshimtë?!
Falemnderit, i them. Nuk kam nevoj për tenxhere, por për libra. Ikën, dhe vazhduan rrugën, kutadi Unë për në aeroportin e Shkupit?! Apo, …
Nuk, e nënshkrova “Dhurtën” e tenxhereve.
E vazhdova rrugën e rrezikshme shtigjeve të partive politike shqiptare për në “Qytetin e Qyqeve”, krah për krahu me Xha Derallën, ende me brekë të veshura të partive politike shqiptare. Shtetin e “përbashkët” të Xha Derallës, ende të “vëllazërim-bashkimit” Neojugosllav. Këmbekrye, ende në Legen. Shqiptarë argatë, me ”Din e Iman”. Bythekrye, në Fushën e Mejdanit për “Liri” me pa bagazh arsimor dhe kulturor, përtej Ditës Nesërme.
Katatastrofë kombëtare politike shqiptare. Edhe, Sot me ferexhezeza dhe shami të kuqe përqafe të pionierve të shokut Tito. Bërllok shqiptar me vite dhe shekuj edhe në Ditën e Sotme Neokomuniste të partive politike maqedonase – shqiptare.
Nuk e dua “Lirinë”. E dua marrëzisht Robërinë!…







