Ballina Aktualitet Rritet krimi në Shqipëri/ Mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet...

Rritet krimi në Shqipëri/ Mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet numri i vrasjeve, ja kush kryeson listën

65
0

Një panoramë komplekse ajo e sigurisë publike në vend gjatë vitit 2025. Numri total i krimeve ka arritur në mbi 38 mijë, me një rritje prej 17.4 përqind. Zbulueshmëria po ashtu është rritur me gati 2 pikë përqindje, duke kapur nivelin prej 94.8%.

VEPRAT PENALE 2024 DHE 2025

Kategoria 2024 2025 Ndryshimi
Vepra Penale 32,654 38,345 +17.4%
Një trend pozitiv vërehet në krimet më të rënda kundër personit. Statistikat tregojnë një rënie të qëndrueshme të vrasjeve, nga ato me dashje, të cilat u ulën me 2.4%, te vrasjet nga pakujdesia me një rënie drastike prej 40% dhe ato të mbetura në tentativë apo plagosjet me një ulje me 4.8%.

Numri i lartë i krimeve, ka prekur po ashtu dhe numër të ndjeshëm qytetarësh që kanë qenë viktima, mbi 19 mijë persona nga të cilët më shumë se 5600 femra, apo dhe afro 1400 të mitur

PERSONAT E PREKUR
Sipas Gjinisë
Meshkuj 13,496 70.5%
Femra 5,646 29.5%
Sipas Grupmoshës
Të mitur 1,409 7.3%
Të rritur 17,733 92.7%
Gati 39 mijë është numri i autorëve të krimeve. Gati 6900 u arrestuan në flagrancës ndërsa për afro 1100 pati me urdhër ndalimi. Pjesa dërrmuese 29 mijë të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë ndërsa jo pak, por 1930 autorë rezultojnë të larguar dhe janë shpallur në kërkim.

STATUSI I AUTORËVE
Arrestuar 6,925
Ndaluar 1,096
Gjendje e lirë 29,043
Në kërkim 1,930

Qarku i Tiranës, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, ka dhe shifrat më të larta të veprave, me gati gjysmat e tyre, ndërsa Gjirokastra me numrin më të vogël.