Ballina Ekonomia Thellohet kriza/ Industria në vend vazhdon rënien e fortë, vetëm ndërtimi rritet

Thellohet kriza/ Industria në vend vazhdon rënien e fortë, vetëm ndërtimi rritet

54
0

Sektori i industrisë ka vijuar të vuajë rënien në tremujorin e katër të këtij viti, si rrjedhojë e shtimit të kostove që po e bëjnë vendin jokonkurrues dhe konjukturës jo shumë të favorshme ndërkombëtare. Në të kundërt, ndërtimi është në trajektore rritëse, duke mbetur një nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë.

Tendenca është bërë e ditur nga INSTAT, që ka publikuar statistikat afatshkurtra të prodhimit.

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2025, paraqiten si më poshtë:

Industria me rënie

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull, me tkurrje të fortë

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve u rrit

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi vijon rritjen

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor