Ballina Kronika Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO merr vendimin, kalon për gjykim dosjen

Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO merr vendimin, kalon për gjykim dosjen

74
0

GJKKO këtë të enjte ka marrë vendimin për të kaluar për gjykim dosjen lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh.

Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje më herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025. Bajri dhe anëtarët e grupit të tij janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i Ibrahim Licit dhe Hamza Licit i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.

53-vjeçari Fatbardh Lici dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.

Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.