Shqipëria e Edi Ramës u shpall autokraci elektorale nga një prej institucioneve më të rëndësishme studimore në botë.
Kjo do të thotë që vendi ynë është de facto një diktaturë autoritare, njëlloj si Serbia e Aleksandër Vuçiçit.
Por ndërsa Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë bashkuar fatet e tyre, integrimi i Shqipërisë drejt BE-së ka ngecur.
Vende të tjera po përparojnë drejt unionit.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri të ditur se BE i ka dyert e hapura për Islandën.
Ky vend pritet të mbajë një verë një referendum nëse duan të bashkohen me BE-në.
“Më 29 gusht, populli i Islandës do të votojë nëse do të rifillojë bisedimet për anëtarësim në BE.
Nëse islandezët votojnë pro vazhdimit, ne jemi të vendosur të përparojmë shpejt negociatat mbi prioritetet e Islandës.
Me Ministren e Jashtme, Katrin Thorg diskutova realitetet specifike të Islandës,” shkruan Kos.







