Ballina Sport Dramë në Romë, Bologna bën çmendurinë pas 120 minutave

Dramë në Romë, Bologna bën çmendurinë pas 120 minutave

75
0

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Romë, ku Bologna ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Europa League në futboll.

Skuadra e Bologna-s triumfoi në sfidën e kthimit ndaj Romës me rezultat 4:3 pas vazhdimeve prej 120 minutash.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1, ndërsa edhe koha e rregullt në këtë përballje u mbyll baras (3:3), duke bërë që fituesi të vendosej vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Ndeshjet çerekfinale

Braga – Betis
Freibyrg – Celta
Porto – Nottinhaam
Bologna – Aston Villa

Për Bolognan realizuan Roëe (22’), Federico Bernardeschi (45+2’ nga penalltia), Castro (58’) dhe Cambiaghi (111’) dhe për Romën shënuan Ndicka (32’), Malen (69’ nga penalltia) dhe Lorenzo Pellegrini (80’).

Roma eliminohet nga gara, ndërsa Bologna vazhdon rrugëtimin e saj europian me një fitore dramatike që do të mbahet mend gjatë.