Ballina Sport Elbasanit dhe Egnatias, gjithçka brenda ndeshjes përveç golave, ndajnë pikët dhe ruajnë...

Elbasanit dhe Egnatias, gjithçka brenda ndeshjes përveç golave, ndajnë pikët dhe ruajnë pozitat e tyre

80
0

Nuk ka fitues në Elbasan, 0-0 që nuk lëviz asgjë. Pas tensionit në pjesën e parë, pjesa e dytë ishte menaxhim, frikë dhe më pak raste.

Lajthia i jashtëzakonshëm, por i pafat. Luajti gati i vetëm ndaj rrogozhinasve.

Ndeshja nisi me të kuqin e Boye, më pas ishte Ruçi ai që u ndëshkua me dy të verdha, kurse tensioni u shtua kur u hodhën sende dhe një kapsoll dëmtoi virojtësin Avdo.

Si Elbasani, ashtu edhe Egnatia (edhe pse pa staf teknik) provuan të gjenin golin, kurse verdheblutë ishin më kërkues deri në fund, por falë Dajsinanit dhe mungesës së fatit, nuk e gjetën.