Aktori i njohur Sylvester Stallone ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të Chuck Norris.
Stallone publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke kujtuar kohën që kaluan së bashku gjatë xhirimeve të filmit The Expendables 2.
Ai theksoi se bashkëpunimi me Norris ishte një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme.
Në mbishkrimin e postimit, aktori shkroi:
“Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme.”
Chuck Norris, siç njoftoi familja e tij, ndërroi jetë në moshën 86 vjeç, ndërsa disa orë para vdekjes ishte dërguar në spital pas një urgjence, pa dhënë detaje rreth problemit shëndetësor me të cilin po përballej.







