Ballina Kronika Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 25-vjeçar në Tiranë

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 25-vjeçar në Tiranë

69
0

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij.

Policia ka sekuestruar një kompjuter dhe një celular në objektin e ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, të cilat përdoreshin për këtë veprimtari.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Multi games 2”.

Vihet në pranga administratori i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Sekuestrohet 1 njësi kompjuterike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Multi Games 2”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 25 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, organizoheshin lojëra fati në anë të kompjuterit dhe celularit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vetëm në tre vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare të siguruara nga Report TV, janë zbuluar gati 1200 raste të basteve të paligjshme, dhe gati dyfishi është numri i atyre që janë ndjekur penalisht për këtë aktivitet.

Tirana ka numrin më të lartë, bazuar edhe në raportin me popullsinë, ndjekur nga Durrësi dhe Korça. Në shifra të papërfillshme janë qarqet Kukës dhe Shkodër.