Ballina Kronika Pas sherrit banal përplasi qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve në Fier,...

Pas sherrit banal përplasi qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve në Fier, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

69
0

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi, ndërsa në pranga ka rënë një i ri që ishte në arrati për një konflikt. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet F.Ç., akuzohet se më 26 shkurt përplasi qëllimisht me automjet një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal, ndërsa më pas ai u arratis.

NJOFTIMI I POLICISE
Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.