Ballina Kosovë “PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin...

“PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për president”

65
0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se opozita nuk u tregua e sinqertë në diskutimet për presidentin.

Ai ka thënë se si koalicion kanë qenë të interesuar që të arrihet një marrëveshje dhe kanë kërkuar nga opozita të propozojnë emra unifikues

“Ka pasur takime të panumërta  për të gjetur një zgjedhje, por mjerisht nuk është gjetur një zgjidhje, spo duket në sfond. Zhvillimet na treguar se opozita nuk ka qenë e sinqertë. Ne kemi qenë të sinqertë kemi kërkuar që ta gjejnë  emër unifikues për president”, ka thënë Dugolli në emisionin “InfoNata”.

I pyetur se pse LVV nuk e propozoi Vjosa Osmanin për presidente, ai tha se PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin.

“Që në fillim kur është diskutuar edhe me PDK-në dhe LDK-në se znj.Osmani nuk përkrahet. Ky ka qenë një element që ne jemi tërhequr dhe nuk e kemi diskutuar më emrin e znj.Osmani”, tha Dugolli.

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që LVV i ka kthyer shpinën Osmanit, por arsyeja e vetme që nuk është kanidatuar për mungesë të votave.

Për dekretin e Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ai ka thënë se ka mbetur i habitur nga veprimi i presidentes, duke vlerësuar si për inat.

“Dekreti ka qenë zhgënjyes për mua, sepse kam konsideruar se është shumë më e pjekur dhe stabile, mirëpo veprimet e saj sikur janë të nxituara dhe dalin si me inat”, ka thënë ai.