Ballina Kronika Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën...

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

144
0

Policia e Tiranës ka sekuestruar katër mjete me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa ka proceduar penalisht dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas hetimeve, shtetasi S. C. dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Jeep”, të vjedhur në Itali, ndërsa shtetasi E. Ç. një mjet “Range Rover”, i vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit E. J. dhe R. R., të dyshuar për trafikimin e një automjeti “BMW”, të vjedhur në Gjermani, dhe një “Seat Cupra”, të vjedhur në Itali.

Automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”. Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro.  Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C,  i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.