Ballina Kronika Shkodër/ Operacioni “Grudë e Re”, në pranga 21-vjeçari në kërkim për përkrahje...

Shkodër/ Operacioni “Grudë e Re”, në pranga 21-vjeçari në kërkim për përkrahje të autorit të krimit

102
0

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Grudë e Re”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për përkrahje të autorit të një krimi.

Në kuadër të kontrolleve të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Sipas policisë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet dyshohet se më 16 janar 2026, 21-vjeçari ka transportuar me automjet shtetasin E. K., i cili u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. M., në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës”. Gjatë konfliktit, E. K. dyshohet se ka përdorur armë zjarri, pa shkaktuar pasoja.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.