Ballina Europë Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, raportohet për dy të vdekur, dyshohet...

Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, raportohet për dy të vdekur, dyshohet se po përgatisnin një..

116
0

Tragjedi në Parco degli Acquedotti të Romës. Dy trupa të pajetë u gjetën brenda Casale del Sellaretto, një shtëpi, e cila u shemb pas një shpërthimi mbrëmjen e së enjtes, më 19 mars, raportojnë mediat italiane.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë dhe një grua, Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone, me lidhje me lëvizjen anarkiste të cilët ishin fshehur në ndërtesë për të ndërtuar një bombë. Burri kishte pësuar djegie ndërsa gruaja kishte marrë dëmtime nga shembja e ndërtesës së vjetër.

Alarmi u dha nga një person që po bënte vrap pranë vendit të tragjedisë mëngjesin e së premtes, më 20 mars. Megjithatë, sipas raportimeve fillestare, banorët vendas kishin dëgjuar një zhurmë të fortë natën e kaluar që vinte nga ndërtesa, e cila ishte braktisur për njëfarë kohe dhe po përdorej nga të pastrehët.

Policia, zjarrfikësit dhe hetuesit mjeko-ligjorë mbërritën në vendngjarje, së bashku me policinë lokale të Romës Capitale.

Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone i përkasin grupit të Alfredo Cospitos. Gruaja në fjalë thuhet se ka bajtur më herët një deklaratë në gjykatë në mbështetje të Alfredo Cospitos gjatë njërit prej gjyqeve që përfshinin militantin anarkist-kryengritës. Ky detaj përforcon pistën që hetuesit kanë ndjekur tashmë.