Ballina Sport Chelsea zhgënjen edhe në Premier League, pëson disfatë ndaj Everton

Chelsea zhgënjen edhe në Premier League, pëson disfatë ndaj Everton

82
0

Chelsea është mundur 3-0 në Premier League nga skuadra e Everton. Në Goodison Park, Beto realizoi dy gola për vendasit, ndërsa Ndiaye “vulosi” një herë e mirë fatet e këtij takimi.

Pas kësaj humbje, ekipi i Rosenior është në vendin e gjashtë me 48 pikë, me synimin që mbetet vendet e para. Në krahun tjetër, Everton ka dy pikë më pak dhe është në vendin e shtatë.

Të dielën në Premier League luhen ndeshje si Newcastle – Sunderland, Aston Villa-West Ham dhe Tottenham-Nottingham.