Ballina Kronika DURRES/ Aksident në rrugën Taulantia, automjeti përplas motomjetin e efektivit të policisë

DURRES/ Aksident në rrugën Taulantia, automjeti përplas motomjetin e efektivit të policisë

231
0

Durrës / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.

Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.