Ballina Ekonomia Kozeli: Realizimi fizik i punimeve 77% në aksin rrugor Berat-Ballaban

Kozeli: Realizimi fizik i punimeve 77% në aksin rrugor Berat-Ballaban

116
0

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban që u vjen në ndihmë katër bashkive.

Kozeli tha se “realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 77%, ndërsa puna ka ecur me ritme të mira”.

“Ka përfunduar zgjerimi i të gjithë aksit të rrugës, veprat e artit, muret mbajtëse dhe pritëse dhe janë realizuar mbi 45 km shtresa asfaltike. Përfundimi i këtij aksi do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonave përreth dhe do të nxitë zhvillimin ekonomik e turistik të zones”, tha Kozeli.

Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe iu shërben afro 150 mijë banorëve.

Përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave në të cilat kalon.

Po ashtu investimi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.