Ballina Politika Lapaj: Në 105 ditë protestë jam proceduar 6 herë. Kam guximin që...

Lapaj: Në 105 ditë protestë jam proceduar 6 herë. Kam guximin që t’i them Ramës; “je hajdut!”, por s’dal me armë! Jemi intimiduar

61
0

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” prej 105 ditësh po vijon me qëndresën e saj para Kryeministrisë. Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj në një intervistë televizive për protestën si dhe qëllimin e saj.

Ai tha se për këto ditë të gjata qëndrimi para zyrës së Ramës është proceduar 6 herë për disa vepra penale, ndërsa shtoi se ka guxim që arrin t’i thotë kryeministrit që është hajdut.

Po ashtu ai tha se në protestën e tij ka pasur njerëz të infiltruar dhe të futur nga autoritetet për të bërë tension.

“Ndjej që kam bërë dhe po bëj detyrën qytetare. Të qëndrosh drejt përballë padrejtësisë në vende autokratike ku një pjesë e madhe e popullsisë është dorëzuar, nuk është e lehtë. Ndjej që modestisht po bëj atë që duhet.

Po i shoh në sy dhe po u bërtas me të madhe që po na vjedhin. E shoh si kontribut, dhe në këtë rrugë po kontribuojmë për të ndërgjegjësuar ata që mund të ndërgjegjësohen.

Janë 24 djemë dhe vajza të proceduar nga regjimi, mbi 50 vepra penale. Unë jam proceduar 6 herë për një total prej 14 veprash penale, vepra që e kanë shqetësuar regjimin i cili është i përqendruar te vjedhja.

Përmes veprave po kontribuojmë në një angazhim qytetar ndryshe dhe politikë ndryshe. Nuk mjafton vetëm reagimi në rrjetet sociale apo dhe nëpër tv.

Tani jemi në terren duke u përballur me policinë, na arrestojnë, na lirojnë. Po bëjmë gjithçka mundemi përballë kësaj qeverie.

Kur ne shqiptarët i shohim disa gjëra që ndodhin jashtë, i hiperbolizojmë. Kur nisin t’i bëjnë të rinjtë këtu, nisin t’i sulmojnë.

Këtë e bën estabilishmenti i vjetër. Të qëndrosh para zyrës së personit që vjedh dhe t’i thuash; je hajdut, është shumë.

Ca të bëj tjetër unë? Të dal dhe të marr armët? Të dalin këta të tjerët, se s’ma lejon kultura juridike. Po pati trima të mëdhenj, të dalim me armë. Unë se bëj dot se kam frikë. Lidera politikë që çojnë popullin para dhe vet pas, ka parë shumë ky vend.

Po unë kam dalë vetë i pari, arrestohem vet i pari. Po i japim shoqërisë modelin e njerëzve që sakrifikohen vetë. Ajo që ka lënë shenjë te unë është se numri i njerëzve që më vinë të më takojnë është natën.

Subkoshienca e njerëzve, ajo frika që trashëgojmë nga komunizmi, ka lënë gjurmë të mëdha. Jam joshur me poste para proteste. Ka pasur zhvillime të tipit presion psikologjik.

Në 4 janar ku u ndërhy dhunshëm, ka pasur më pak njerëz. Shërbimet sillnin njerëz të ndryshëm. Dike e sillnin të pirë apo që intimidonte, ku prezantohej dikush që është i botës së krimit.”, tha ai.