Ballina Rajoni Lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

17
0

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka zgjuar këtë të shtunë banorët në Kefalonia, në Greqi.

Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ndodhej 9 kilometra në veriperëndim të Liksurit.

Thellësia fokale vlerësohet në 5 km. Vërehet se gjatë natës, në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit.

Sipas mediave greke nga lëkundjet nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.