Barazim 2-2 mes Teutës dhe Partizanit në “Niko Dovana”. Skuka ndezi festën e kuqe, duke realizuar golin e epërsisë. Durrsakët reaguan dhe përmbysën shifrat me anë të Zogos, i cili shënoi dy gola.
Ekipi i Kërnajës ia doli që të merrte një pikë nga ky takim, pasi Bytyçi barazoi shifrat. Ky rezultat bën që Partizani të jetë në vendin e katërt. Teuta është në vendin e gjashtë.
Vllaznia kryeuese barazoi pa gola ndaj Dinamos së vendit të pestë. Takimet shkuan për llogari, të javës së 29-t të kampionatit shqiptar.







