Te Roma nuk la shumë gjurmë, por tani Sardar Azmoun rrezikon të hyjë në librat e historisë për një histori jashtë fushave të lojës. Sulmuesi është përjashtuar nga kombëtarja e Iranit dhe në këto kohë ky përbën një lajm të rëndësishëm.
Mësohet se ish futbollisti verdhekuq është përjashtuar nga skuadra iraniane për shkak të fotove të tuj me emirin e Dubait, foto që më pas futbollisti i fshiu por që në Teheran u përkufizuan si akt tradhtie.
Por jo vetëm kaq, për 31 vjeçarin, yllin e kombëtares iraniane dhe idhull i padiskutueshëm në vend, ka dalë edhe një mandat sekuestri i pasurive të tij. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters që citonte agjencinë e lajmeve Fars e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Azmoun është përjashtuar pasi publikoi fotot e një takimi me emirin e Dubait, që nuk është as më pak e as më shumë por kryeministri i Emirateve, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Imazhe që irrituan jo pak liderët e rinj të Iranit, në luftë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të Gjirit si raprezalje për ofensivën e nisur nga Izraeli e SHBA me objektivin eliminimin e drejtuesve të regjimit. Edhe pse sulmuesi e hoqi postimin e tij nga profili i tij në Instagram, komentatori sportiv iranian Mohammad Misaghi e përkufizoi publikimin e fotos si një akt tradhtie.
Ylli i Iranit me 57 gola në 91 ndeshje, Azmoun kontribuoi në kualifikimin e kombëtares iraniane në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksike. Kompeticion ku, Irani duke parë dhe situatën e krijuar nga konflikti, mund të mos marrë pjesë. Kanali televiziv Novad Neës shtoi se përveç Azmoun, ka dalë një mandat sekuestrimi pasurish edhe për sulmuesin Mehdi Ghayedi dhe ish lojtarit të kombëtares Soroush Rafiei.







