Ballina Politika Rama i heq maskën Salianjit

Rama i heq maskën Salianjit

89
0

Pasi e futi në fillim si diversion Rama ka vendosur t’i heqë maskën pasi protestat e opozitës janë bërë problem i madh për të, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes dhe vëmendjes që marrin në mediat ndërkombetare.

Ndërsa fillimisht bënte thirrje për të marrë pjesë në protestat e opozitës dhe madje ishte pjesë e tyre me ato 5 vetë që e shoqërojnë nga kafja në kafe, nga dje Salianji ka marrë urdhër për të sulmuar protestën.

Në fakt me shumë se ndryshim qëndrimit ajo që bie në sy është arsyeja për të cilin Salianji ka dalë kundër protestës.

Sipas tij kjo protestë nuk është kundër Ramës por kundër tij!

Një akt i vetëdijshëm i Salianjit për të deformuar realitetin dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemi kryesor: korrupsioni sheshit dhe keqqeverisja që po varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Salianji deklaron se mund të organizojë një protestë “dy herë më të madhe”, por në realitet përveç tureve të mbyllura me shumë pak vetë, të  organizuara me mbështetjen e krimit, nuk ka organizuar asnjë protestë kundër qeverisë, asnjë tubim përballë kryeministrisë apo ministrive, pavarësisht se shumë media pranë pushtetit janë përpjekur për ta bërë kryelajm me turet e tij të lodhura për të vijuar narrativën dashakeqe që synon të largojë vëmendjen nga narkoqeveria e Edi Ramës.

Salianji nuk ka asnjë aksion qytetar që të sfidojë pushtetin aktual, që do të ishte dhe një test politik për të  por dhe për të parë realisht sa mbështetje ka në shoqëri, dhe më pas të kandidojë përballë Sali Berishës për të marrë PD-në.

E në një moment kur opozita po mobilizon qytetarët në protesta të fuqishme kundër qeverisjes që deri pak ditë më parë refuzonte të largonte numrin 2 të saj, të akuzuar për afera me tendera miliona euro dhe po vijon të drejtojë qeverinë me kukullat e Belës, në mediet pranë pushtetit që i hapin dyert Salianji nuk ofron alternativë, por vetëm përhap diskursin e porositur nga Rama, të sulmojë protestën.

Sepse kur një protestë kundër qeverisë shpallet si protestë kundër një individi, Salianji  po synon të përmbysë qëllimisht narrativën. Nuk është më çështje qëndrimi politik; është përpjekje për ta zhveshur protestën nga legjitimiteti i saj publik dhe për ta reduktuar në një konflikt personal.

Në fakt ka vetëm një shpjegim përse protesta kundër Ramës dhe vjedhjeve të Belës me 40 hajdutë mund të konsiderohet si diçka që i prish punë Salianjit. Sepse nuk po justifikon dot tek Rama dhe Bela pazarin që ka marrë prej tyre për t’i bërë opozitën e opozitës!/syri