Robert Mueller, ish-drejtori i FBI i cili udhëhoqi hetimin historik mbi bashkëpunimin e dyshuar midis fushatës së Donald Trump në vitin 2016 dhe qeverisë ruse, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç.
“Me trishtim të thellë, po ndajmë lajmin se Bob ndërroi jetë mbrëmë”, tha familja e tij në një deklaratë.
Familja kishte njoftuar në gushtin e kaluar se Mueller ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2021.
Hetimi i Robert Mueller ishte një hetim penal ndaj bashkëpunëtorëve të presidentit të 45-të të SHBA-së , Donald Trump, dhe presidentit rus Vladimir Putin, në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të vitit 2016 dhe u krye nga prokurori special Robert Mueller nga maji 2017 deri në mars 2019.







