Ballina Kronika Aksident i rëndë rrugor, plagosen një djalë i ri dhe një fëmijë

Aksident i rëndë rrugor, plagosen një djalë i ri dhe një fëmijë

77
0

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton se një djalë i ri dhe një tjetër i mitur kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor.

O. T., 20 vjeç, banues në Lezhë, në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një shtetas i mitur që ndodhej në automjet.

Që të dy u dërguan dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë thanë se kryen arrestin në flagrancë për të riun, në kushte spitalore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.