Ballina Kronika Akti heroik i policit në Shkodër, hidhet në lumin Buna për të...

Akti heroik i policit në Shkodër, hidhet në lumin Buna për të shpëtuar 59-vjeçaren që tentoi të vetëmbytej

146
0

Një akt heroik dhe sublim është shënuar sot nga policia e Shkodrës, një efektiv i së cilës u hodhën sot në lumin Buna, pa veshjen dhe pajisjet e nevojshme për zhytje, për të shpëtuar një 59-vjeçare që u hodh për t’u vetëvrarë.

Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, janë zhytur në lumin Buna dhe kanë shpëtuar një 59-vjeçare, e cila ishte hedhur për t’u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna.

Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.