Ballina Lifestyle David Beckham injoron dramën familjare, shfaqet elegant në setin e ri për...

David Beckham injoron dramën familjare, shfaqet elegant në setin e ri për BOSS

85
0

David Beckham ka tërhequr vëmendjen me një set të ri fotografik për koleksionin e tij BOSS, ndërsa në sfond vazhdon tensioni në familjen Beckham.

Ish-futbollisti u shfaq elegant në fotosesionin për revistën ICON Germany, duke prezantuar veshje nga koleksioni i tij i ri, duke lënë mënjanë zhurmën mediatike rreth konflikteve familjare, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, raportet mes djalit të tij Brooklyn dhe familjes Beckham mbeten të tensionuara. Bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, deklaroi së fundmi se prindërit e saj e konsiderojnë Brooklyn si “një bir tjetër”, duke shtuar se ai “luan shumë futboll” me vëllezërit e saj.

Këto deklarata u pasuan nga një reagim indirekt i Romeos, i cili publikoi një video duke luajtur futboll, shoqëruar me një emoji ironik.

Pavarësisht situatës familjare, David Beckham duket i përqendruar në projektet e tij profesionale dhe në promovimin e koleksionit të ri.