Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi në lagjen nr. 13 u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi vajza e tij 17-vjeçare kallëzon se ky shtetas, në prezencë të nënës së saj, ushtron dhunë psikologjike.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi kallëzon shtetasja E. M. se është kafshuar nga qeni i tij, ndërsa ndodhej në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 46 vjeçe, banuese në Golem, pasi kallëzon shtetasi M. K., 76 vjeç, se kjo shtetase nuk e lejon të hyjë në banesën që ai e ka në posedim, e cila ndodhet në një rezidencë në Golem, për shkak të një konflikti pronësie ndërmjet tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak vunë në pranga shtetasin në kërkim A. M., 20 vjeç, banues në Bathore, i cili dyshohet se ka vjedhur një pajisje elektroshtëpiake në banesën e nënës së tij. Pas komunikimit me Prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







