Ballina Kosovë Gërvalla ‘non grata’? – reagon ministri Gashani: Ne e thërrasim Donikë

Gërvalla ‘non grata’? – reagon ministri Gashani: Ne e thërrasim Donikë

70
0

Ministri Blerim Gashani ka reaguar me një mesazh publik, duke vlerësuar lart figurën e Donika Gërvalla-Schwarz.

Në një postim të tij, ai e përshkroi atë si “bijë të një familjeje simbol”, duke theksuar kontributin e saj në përpjekjet për liri, demokraci dhe shtetndërtim në Kosovë. Gashani e cilësoi Gërvalla-Schwarz si zëvendëskryeministre dhe ministre të shkëlqyeshme, si dhe udhëheqëse partie me integritet dhe dinjitet.

Ai shtoi se ajo përfaqëson një kombinim të rrallë mes politikës dhe artit, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Ne e thërrasim Donikë.”

Postimi i plotë:

Ajo është bijë e denjë e një familjeje simbol, që rri si shtyllë e fortë e kombit në çdo shtrëngatë; ajo është hisedare e përpjekjes dhe luftës për mbijetesë, rezistencë, liri dhe demokraci të Kosovës; ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e shkëlqyeshme; ajo është udhëheqëse e një partie me integritet e me dinjitet; ajo është edhe politikane edhe artiste, edhe shpirt lirik edhe qëndrestare epike e idealiste në dashni të përjetshme me Kosovën e me shqiptarët e mrekullueshëm.

E, ne?

Ne e thërrasim Donikë.

Donikë.

Dhe, kjo përthekon gjithë çfarë thamë e shumë më shumë!