Rruga që lidh fshatin Asim Zeneli në bashkinë Gjirokastër me fshatrat Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinisht ndodhet prej kohësh në një gjendje problematike.
Në një segment të saj është dëmtuar pjesa e poshtme e asfaltit për shkak të gërryerjes nga përroi pranë rrugës, duke dobësuar strukturën mbajtëse të saj.
Banorët e zonës shprehen se kjo situatë vazhdon prej një kohe të gjatë dhe rreziku po bëhet gjithnjë e më i madh për qarkullimin e automjeteve.
Nëse nuk merren masa për ndërhyrje të shpejtë dhe stabilizimin e segmentit të dëmtuar, situata mund të përkeqësohet dhe të marrë përmasa serioze, madje edhe dramatike për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë.







