Ballina Aktualitet “Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, deputetët u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni...

“Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, deputetët u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni hapur luftë

125
0

Pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë.

Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës.

“Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena”-u shpreh Boçi drejtuar policëve. “E keni të filmuar, do ta paguani shtrenjtë, sulmuat deputetën e PD. Keni hapur luftë”-u shpreh Noka.