Ballina Kronika Protesta e opozitës, 1500 efektivë policie në terren për mbarëvajtjen e tubimit

Protesta e opozitës, 1500 efektivë policie në terren për mbarëvajtjen e tubimit

94
0

Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të zhvillojë sot protestën e radhës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në një format që, sipas organizatorëve, do të jetë pa mbajtje fjalimesh.

Sipas njoftimeve paraprake, deputetët dhe mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht përpara Kryeministrisë, ndërsa detaje të tjera mbi zhvillimin e protestës pritet të bëhen të ditura gjatë tubimit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të gjerë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren, në një skemë organizimi të ngjashme me atë të zbatuar në protestat e mëparshme.

Autoritetet synojnë të sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit dhe të parandalojnë çdo incident të mundshëm gjatë zhvillimit të tij.