Ballina Politika Associated Press, artikull: Shpërthejnë trazirat në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë protestave antiqeveritare

Associated Press, artikull: Shpërthejnë trazirat në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë protestave antiqeveritare

64
0

Agjensia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranë.

AP ka theksuar se protestat dhe trazirat kanë shpërthyer nga opozita, e cila kërkon largimin e qeverisë nga pushteti.

Agjensia shkruan se demonstruesit kanë hedhur kokteje molotovi drejt ndërtesave të ministrive, ndërkohë që si kundërpërgjigje, Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me piper.

Artikulli i Plotë:

Policia përdori topa uji në përplasjet e së dielës me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë shqiptare pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres.

Mijëra protestues kundër qeverisë marshuan të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të majtë mes akuzave për korrupsion.

Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, u përshkallëzua në përplasje me forcat e sigurisë.

Të mbledhur përpara zyrës së kryeministrit, demonstruesit hodhën kokteje Molotov drejt ndërtesave të ministrive dhe kundërpergjigje jopropocionale e autoriteteve të cilat patën një reagim të fortë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Qindra efektivë u vendosën në të gjithë Tiranën, ndërsa shumë rrugë u mbyllën për qarkullimin pasi tensionet u rritën në qendër të qytetit.

Protesta e së dielës është më e fundit në një seri demonstratash kundër qeverisë që kanë tronditur Shqipërinë në muajt e fundit.

Partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë fushatën e tyre kundër asaj që e cilësojnë korrupsion qeveritar, duke mbajtur presion mbi qeverinë Rama pavarësisht thirrjeve të përsëritura për dialog.

Me grupet opozitare që nuk tregojnë shenja tërheqjeje dhe qeverinë që refuzon thirrjet për dorëheqje, Shqipëria duket se po shkon drejt një periudhe të vazhdueshme tensioni politik.

Komuniteti ndërkombëtar po e ndjek nga afër situatën, ndërsa vendi mesdhetar përpiqet të ruajë stabilitetin përballë ndarjeve të thella të brendshme.