Ballina Politika Berisha ju rikthehet sulmeve: Shqiptarët shpresuan, por SPAK-ut të partisë i mbetën...

Berisha ju rikthehet sulmeve: Shqiptarët shpresuan, por SPAK-ut të partisë i mbetën dhëmbët te vithet e Lubi Ballukut!

73
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë në Tiranë, u është rikthyet sulmeve ndaj SPAK, duke deklaruar se e vetmja shpresë për të rrëzuar Ramën ngelet revolta. Në një deklaratë me tone të forta, Berisha u shpreh se lëvizja e opozitës nuk është një “ndeshje futbolli”, por një betejë që, sipas tij, nuk mund të ndalet.

Fjala e Berishës

Qytetarëve shqiptarë, të cilët, nuk po ndalem të them gabimisht apo me të drejtë besuan tek Skapi i partisë, dhe siç thonë pollet që unë nuk i besoj kurrë, 70 përqind, 60 përqind besonin tek ky institucion.

Ata kanë mirëkuptimin tim sepse ata besonin për të shpëtuar nga vjedhja dhe korrupsioni.

Ata besonin se ky institucion me mbështetje të stërfuqishme ndërkombëtare do t’ia dilte të mbronte interesat e tyre.

Tani unë shtroj pyetjen, shqiptare e shqiptarë, sot kur dhëmbët e këtij institucioni mbetën në vithet e Lubi Ballukut, çfarë do të thoni?

Çfarë shprese keni ju më?

A është ky fundi juaj dhe i shpresës tuaj?

Jo, kurrë.

Shpresa jeni ju vetë, të bashkoheni me ne, të largojmë Edi Ramën, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë drejtësinë, të rikthejmë Kushtetutën.

Me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.

Ja pra ju, që besonit, ju që për shkak të besimit që keni pasur, edhe mund të më keni qortuar sa e sa herë kur më dëgjonit ta quaja Skapi i partisë, ju e shihni fatin që pësoi sapo guxoi të ndjekë penalisht Edi Ramën, se në fakt Lubia ishte Edi Rama.

Sapo guxoi të marrë në dorë dosjen e Linda Ramë, Armand Frangut, Ergys Agasit.

Cili është fati i Skapit, më të mbështeturit në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar një institucion me mbështetjen e tij, dhe u garantoj se mbështetja ka qenë e sinqertë, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveçse interesat e qytetarëve shqiptarë që të mbrohen nga vjedhja e qeveritarëve, nga krimi i organizuar e me radhë.

Pra, a nuk është ky një moment që t’i thërrisni ndërgjegjes qytetarëve se vetëm ju jeni shpresa, se fati është në duart tuaja, se fati i Shqipërisë është në duart tuaja dhe jo të një kryekrimineli, kreut të organizatës kriminale Edi Rama, i cili me gjithë reagimin e shqiptarëve, por edhe reagimin e të gjithë partnerëve tanë, me një të rënë të lapsit i bie kryq, e zeron drejtësinë dhe do paraqesë ligje për mbrojtjen e vet.