Ballina Sport Durant shkruan historinë, kalon Michael Jordan për pikët në NBA

Durant shkruan historinë, kalon Michael Jordan për pikët në NBA

76
0

Kevin Durant vazhdon të ngjitet në listën e pikë-shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Durant shënoi 27 pikë në fitoren 123- 122 të Hjuston Rokets ndaj Majemi Hit të shtunën, më 21 mars. Me këtë paraqitje, ai kaloi Majkëll Xhordan  (32293 pikë) duke u pozicionuar në vendin e pestë në këtë listë historike. Durant është tashmë një nga dy lojtarët aktivë në këtë listë, së bashku me LeBron Xhejms.

Përpara tij renditen LeBron Xhejms, Karim Abdul-Xhabar, Karl Malon dhe Kobi Brajant, ndërsa “King” Xhejms mban vendin e parë me 43241 pikë. Durant i duhen edhe 1351 pikë për të kaluar Kobi Brajant dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt.